Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
RDK shpalosi sot kandidatët që do të garojnë për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme vendore duke paralajmëruar se në këto zgjedhje mund të jetë surpriza pozitive në spektrin politik shqiptar. Kreu i partisë Rufi Osmani, u shpreh optimist sidomos për fitoret e mundshme në komunat e Gostivarit, Tetovës, Vrapçishtit dhe Tearcës. Por nga ana tjetër ai shprehu shqetësimin për komunat problematike siç u shpreh ai të Kërçovës dhe Strugës, të cilat rrezikohen të mos udhëhiqen nga faktori politik shqiptar nëse përçahet vota e tyre. Kreu i RDK-së bëri të ditur se do të mbështet kandidatin e BDI-së në Kërçove, ndërsa kërkoi seriozitet më të madh nga ana e partive politike shqiptar për sa i përket qasjes së tyre ndaj këtyre dy komunave.

"Ne do ta fitojmë Gostivarin me siguri në rrethin e parë nëse realizojmë bashkëpunimin me partneri tonë të vjetër, Partinë Demokratike Turke. Gjasat tona serioze janë se kandidati ynë, deputeti Izet Zeqiri si një ofertë cilësore më shumë akademike, qytetare, pjesërisht politike që të kalon në rrethin e dytë, nëse ne kalojmë në rrethin e dytë me siguri do të fitojmë...Por kemi një shqetësim real, sepse deri më tash nuk kemi kandidatura të konfirmuara për dy komuna problematike për komunën e Kërçovës dhe të Strugës, nga faktori politik maqedonas", tha Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.

Sipas Osmanit nëse në këto dy komuna faktori politik maqedonas do ta dalë me një kandidatë atëherë do të bien në ujë konfrontimet e mëdha që këto subjekte politike i kanë në nivel nacional ndërsa arrin të bëjnë kompromise së nivel lokal. Nga ana tjetër kryetari i RDK-së Rufi Osmani ritheksoi planin e partisë së tij për të dalë nga kriza politike.

"Propozimi im ka synuar që të dyja palët të arrijnë një kompromis, në kuptim të asaj që të ketë një garancion nga faktori ndërkombëtar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të bëhen deri në fund të vitit por në pako me këto zgjedhjet të organizohet referendum për çështjen e emrit, ndërsa njëkohësisht si garancion do duhet që procesi i përcaktimit të datës për negociata për Maqedoninë të ofrohet pas organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, pas miratimit të emrit në referendum dhe në këtë mënyrë vendi do të dilet nga një çor sokak politik", u shpreh Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.

Osmani ritheksoi nevojën që përmes komisionit hetimor në parlament të zbardhen incidentet e 24 dhjetorit në mënyrë që fajtorët të marrin përgjegjësinë dhe të dilet nga kjo situatë. Megjithatë siç theksoi ai, pa ndërhyrjen serioze të faktorit ndërkombëtar vendi rrezikon të zhytet në krizë akoma në thellë politike. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended