Maqedoni-SHBA, stërvitje ushtarake

  • 9 years ago
Në Kodrën e Diellit në Tetovë u realizua stërvitje e përbashkët e forcave speciale të ARM-së dhe forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i stërvitjes ishte këmbimi i përvojave mes forcave speciale, përmirësimi i standardeve dhe stërvitjes së ekipeve të deklaruara në Regjimentin për operacione speciale për luftim në kushte dimri, si dhe ripërtëritjen e teknikave dhe procedurave për luftë në mjedis urban, duke i shfrytëzuar përvojat nga operacionet speciale në Afganistan.

"Ushtrime të këtilla do të vazhdojnë edhe në Krivollak, gjatë këtij muaji. Ekipet e ARM-së dhe armatës së SHBA-ve, si partner do vazhdojnë ushtrimet dhe ky është edhe një shembull konkret se si kontributi i SHBA-ve për ne vazhdon, përparimi ynë drejt NATO-s çdo ditë hapëron me hapa konkrete me ushtrime të këtilla dhe kjo është edhe një ndihmë e vazhdueshme e SHBA-ve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO", tha Fatmir Besimi, ministër i mbrojtjes.

"Është e qartë se ne tash kemi shumë sfida në botë, por gjithashtu kemi edhe shumë sukses sepse kemi bashkëpunim të mirë. Mendoj se partneriteti mes Maqedonisë dhe Amerikës ka shumë aspekte dhe ky sot është vetëm një shembull dhe mendoj se ushtrime të këtilla do kemi edhe në të ardhmen me miqtë tanë këtu në Maqedoni", tha Brajan Ageler, zv/ ambasador i SHBA-ve në Shkup.

Stërvitja mes armatave të Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës realizohet në periudhën prej 1 deri më 28 shkurt, edhe atë në dy lokacione. Pjesa e parë nga stërvitja "Luftë në kushte dimri" është në Kodrën e Diellit, ndërsa pjesa e dytë nga stërvitja "Stërvitje individuale/luftë në mjedis urban", do të realizohet në RA "Krivollak". Trajnimi mbahet në suaza të marrëveshjes mes dy vendeve për ndihmë të ndërsjellë në sektorin ushtarak gjë për të cilën, SHBA-të që nga viti 1995 në ARM kanë investuar mbi 130 milion euro. Bashkim Sulejmani

Recommended