Kuvend, polemika për sigurinë e deputetëve

  • 9 years ago
Propozim Ligji për 'deputetët' i propozuar nga deputetët e RDK-së Izet Zeqir dhe Flamure Kreci Demiri, ishte shkak që deputetët e RDK-së të sulmojnë ashpër ndryshimet e ligjit të Qeverisë që kohë ma parë parlamenti i miratoi pa prezencën e opozitës dhe i cili ligj ofron benefite për Kryeministrin. Në këtë vijë Zeqiri kërkoi sigurim edhe për deputetët. Pasi sipas tij pas ngjarjeve të 24 dhjetorit u dëshmua se sigurimi i kuvendit nuk mund ti mbroj deputetët.

"Mua personalisht nuk më duhet mbrojtje, kam luftuar dhe do të luftoj me të gjitha situatat devijonte që i ka ky shtet, por besoni se janë të rrezikuar, ne sot nuk mund ët lëvizim në parlament nga sigurimi i parlamentit. Sot keni deputet që bredhin rrugëve, nuk kanë asnjë mbrojtje, nuk kanë punë, ka qenë përfaqësues i popullit. Pse ju nuk mendoni për ata deputetë sot që janë në status social, janë në brez të varfërisë, por mendoni pikërisht për kryetarin e qeverisë", tha Izet Zeqiri, RDK.

Propozimi u kundërshtua edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe veprimin e deputetëve të RDK-së e cilësuan si tentim për përfitim të pikëve politike në prag të zgjedhjeve lokale.

"Ju sot nuk keni për qëllim që deputetëve tu siguroni sigurim, por keni për qëllim të mbani një fjalim euforik me shpresë se do të pëlqeheni më shumë nga njerëzit në Tetovë ku jeni kandidat për kryetarë. Por zoti Zeqiri mbani mend qytetarët janë më intelegjnt nga ajo që mendojnë politikanët", u shpreh Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

"Populli është më inteligjent se kjo garniturë qeverisëse që qeverisë RM-në", kundërpërgjigjet Zeqiri.

Propozimi nuk u mbështet as nga deputetët e BDI-së, por u përshëndet dialogu politik që po zhvillohet rreth të njëjtit. Kjo sipas Ermira Mehemti Devaja, flet se partitë politike shqiptarë po mbajnë gjallë dialogun politik në vend.

"Më pëlqen po ashtu nisma për shkak të faktit se dëshmon para përfaqësuesve ndërkombëtarë në veçanti se megjithatë dialogu politik në vend nuk është i vdekur. Pa çka nëse simbolikisht kemi hyrë në një fazë të veprimit politikë ku debatin politik në Maqedoni e mbajnë gjallë partitë politike shqiptare. Partitë politike shqiptare edhe njëherë po dëshmojnë vigjilencë, pjekuri politike dhe përgjegjësi politike për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme për vendin dhe për shoqërinë", deklaroi Ermira Mehmeti-Devaja, BDI.

Propozim ligji nuk mori numrin nevojshëm të votave për të vazhduar procedurën e mëtejme parlamentare, megjithatë kishte paralajmërime nga deputetët e RDK-së se të gjitha ligjet e miratuara pa prezencën e opozitës dhe me procedurë ët shkurtuar pa ndonjë debat të mirëfilltë do ti kthej sërish në procedurë parlamentare. Bedri Rexhallari

Recommended