Deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksdandër Nikollovski, në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentarë për çështje të mandatit dhe imunitetit, propozon ndryshime në rregulloren e punës së Kuvendit, për të kufizuar diskutimet gjatë punës së komisioneve. Nikollovski kërkon gjithashtu që debati në komisione mos të zgjasë më tepër se tre ditë. Nikollovski nuk deshi të sqarojë për mediat nëse propozimi i tij ka për pikënisje ligjin për branitellat, për të cilin BDI-ja ka dorëzuar 15 mijë amendamente.
"Propozoj ndryshime të rregullores së Kuvendit të Maqedonisë me çka do të kufizohen diskutimet në punën e komisioneve dhe trupave punuese. Gjegjësisht propozoj që gjatë shqyrtimit të ligjeve në lexim të parë deputeti të mund të flas më shumë herë por jo më gjatë se 20 minuta, derisa koordinatori i Grupit parlamentar jo më gjatë se 30 minuta. Në lecximijn e dytë, gjatë debatit rreth amendamenteve deputeti të mund të flas vetëm njëherë dhe jo më gjatë se 10 minuta, derisa koordinatori jo më gjatë se 15 minuta. Edhe gjatë shqyrtimit edhe gjatë debatit rreth amendamenteve debati mund të zgjas maksimum tre ditë. Gjatë procedurës së shkurtër propozojmë deputeti të mund ët flas vetëm një herë dhje atë vetëm 10 minuta derisa koordinatori vetëm 15 minuta. Debati të zgjasë 2 dytë", tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.
Për BDI-në, kërkesa e Nikollovskit është e drejtë ligjore dhe kushtetuese. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi thotë se për miratimin e kësaj kërkese, nevojitet konsensus ndërpartiak.
"Ajo nismë, ajo iniciativë, ajo ide për ndërhyrje në tekst të rregullores duhet të përcillet me një konsensus të gjerë të subjekteve politike që janë pjesëmarrëse në parlament, pa marrë parasysh momentin që opozita në numër të konsiderueshëm nuk është prezentë këtu për shkak të bojkotit. Por mbi të gjitha vendimi për miratimin ndryshimeve duhet të jetë rezultat i një konsensusi të gjerë të subjekteve politike. Konsiderojmë që rregullorja është akt ku me konsensus duhet të jenë të miratuara ndryshimet", u shpreh Talat Xhaferi, BDI.
Ka reaguar edhe LSDM-ja opozitare, duke thënë se çdo hap i ri i VMRO-DPMNE-së shpie në ndërprerje të plotë të demokracisë parlamentare në vend
"Nuk ka asnjë dilemë se regjimi aktual dëshiron që për një kohë të caktuar të groposë integrimet e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-së. Kjo nuk është hera e parë që partia në pushtet po inicion ndryshime në Rregullore pa prezencë të opozitës. Për shkak të këtij veprimi në vitin 2008, aso kohe në Komisionin Evropian, e kishte patjetër të kërkojë falje Trajko Veljanovski. Në kushte të krizës së këtillë politike, VMRO-DPMNE me vetëdije po investon në thellimin dramatik të gjendjes, me çka do të shkaktojë pasoja tejet të dëmshme për ardhmërinë e shtetit, të cilat nuk do të mund të zbuten as edhe me dorëheqjen e Nikolla Gruevskit".
Ndërkohë subjektet tjera politike u shprehen se do të prononcohen pasi të marrin edhe zyrtarisht propozimin e Nikollovskit, i cili vjen në momen...
Comments