Japoni, festival me figura nga bora

  • 9 years ago
Nën reshje të mëdha të borës dhe shumë efekte zanore në qytetin veriur japonez Saporo, sot zyrtarisht u hap Festivali i 64 i figurave me dëborë. Kjo ishte nga ngjarjet më të madha të kësaj natyre, të cilën pritet ta vizitojnë më shumë se dy milion vizitorë. Skulpturat filluan të ndërtohen në fillim të janarit, ndërsa për nevojat e artistëve janë siguruar mijëra tonelata dëborë.

"Zonja dhe zotërinj, e shpall të hapur festivalin e 64-të të borës në Saporo", u shpreh përfaqësuesi i komunës.

Edhe pse temperatura ishte minus6 gradë celsius në ceremoni erdhën një numër i madh i njerëzve. Stuhia e dëborës u ndal dhe vendasit kishin mundësi më të relaksuar ta shikojnë artin nga dëbora.

"Pamja është mahnitëse. Nuk mund ti heq sytë nga këto krijime të mahnitshme", tha një banor i Saporos.

Këtë vit festivali në Saporo koincidon me Vitin e Ri Lunar kinez. Prandaj, organizatorët presin që skulpturat nga bora të vizitohen shumë nga turistët nga e gjithë Azia. Manifestimi do zgjat deri më 11 shkurt. Petar Bllazhevski

Recommended