Mbi 120 mijë qytetarë pa të drejtë vote

  • 9 years ago
Mbi 120 mijë qytetarëve u rrezikohet e drejta e votës më 24 mars në zgjedhjet lokale nëse deri të shtunën më 9 shkurt nuk pajisen me dokumente të reja personale. Kështu njoftojnë nga KSHZ të cilët përmes formave të ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me dokumente valide për të realizuar të drejtën zgjedhore. Numri dy i KSHZ Subhi Jakupi thekson për Alsat se ky institucion vetëm respekton kodin zgjedhor andaj përjashton mundësinë e formimit të dy listave paralele zgjedhore. Përgjegjësia në këtë rast bie mbi vet qytetarët nëse dëshirojnë të realizojnë të drejtën e votës, thekson Jakupi.

"Nga ato qytetar janë diku mbi 120 mijë që nuk posedojnë dokumente valide kështu që ato qytetar nuk janë pjesë e listave zgjedhore për ata të cilët nuk e plotësojnë kushtin e nenit 41 paragrafi 4. ..Ju e dini se ne qarkullojmë nëpërmjet mediumeve publike që është pa pagesë që bëhet më shumë se 2 muaj që i ftojmë qytetarët si KSHZ që gjithë ata që kanë problem me dokumentacion që të mund të pajisen deri më 9 shkurt të këtij viti që ne ti mund ti kyçim në listat zgjedhore", tha Subhi Jakupi nënkryetar i KSH-së.

Mersim Maksuti, profesor i të drejtës kushtetues thekson se kodi zgjedhor është problematik dhe se shteti nuk guxon që të cenoj këtë të drejtë kushtetuese. Ligji sipas tij paraqet vetëm mënyrën teknike e cila nuk duhet të nënkuptoj edhe cenimin e kësaj të drejte. 'Vota është fuqia e demokracisë andaj në asnjë moment ajo nuk guxon të rrezikohet me asnjë akt juridik', thekson Maksuti.

"Shteti me ligj nuk guxon në asnjë mënyrë të cenoj një nga parimet dhe vlerat kryesore të kushtetutës demokratike të një vendi prandaj ligji aktual pra kodi zgjedhor i cili parasheh mënyrën e votimit të qytetarëve të një vendi cenon rëndë drejt për drejtë parimin kushtetues i cili garanton të drejtën e qytetarëve, ligji në këtë rast që parasheh pasaporta biometrik, shteti pra nëpërmjet një ligji qoftë në këtë formë ose në një formë tjetër patjetër duhet të garantoj të drejtën e qytetarëve për të votuar atë ditë. Ligji është problematik dhe ligji në këtë rast duhet të pësoj ndryshim", deklaroi Mersim Maksuti, profesor i të drejtës kushtetuese .

Edhe përkundër paralajmërimit të MPB se në ditën e zgjedhjeve do të punojnë me kapacitet të plotë për dhënien e dokumenteve personale, kjo nuk do t'ju mundësoj atyre votuesve që të realizojnë të drejtën e votës. Ndryshe deri tani të dhënat nëse janë në listën zgjedhore ose jo i kanë verifikuar mbi 18 mijë qytetar që paraqet përqindje të ulët në krahasim me numrin e votuesve. Gjyltene Rexhallari

Recommended