Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Modeli më i ri i serisë prestigjioze të telefonave të mençur Nexus 4, prej sot mund të blihet në sallonet e operatorit Vip. Sipas njeriut të parë të LG-së, Neksus 4 përmban procesor, i cili mundëson shpejtësi të larta dhe mundësi të madhe. Surfimi në internet, grafika e pasur dhe lojërat 3D, janë mundësuar me kalimin e thjeshtë nga njëri aplikacion në tjetrin. Neksus 4 posedon kamerë 8 Mega pikselë me performansë të lartë që mund ta përfshijë secilin detaj të mjedisit. Me këtë telefon mund të fotografohen fotografi në të gjitha drejtimet që së bashku krijojnë fotografi sferike.

"Telefoni tashmë mund të blihet në sallonet e shitjes në VIP, ndërsa ofrohet për zero denarë bashkë me tarifën biznes pa kufij. Do të vazhdojmë edhe me oferta dhe risi tjera", tha Xhakomo Tanjoni, drejtor kryesor i marketingut i VIP.

"Besoj se shfrytëzuesit në Maqedoni do të jenë të mahnitur me kombinimin e balancuar në mënyrë të përsosur të telefonit dhe funksionit me gjeneratën më të re të sistemit operativ Android. Tregu i smart-fonave në vendin tuaj po rritet dhe LG e konsideron tregun tuaj si potencial të madh për zhvillim plotësues", u shpreh Jang Vung Li -- Drejtor i Bordit i LG. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended