Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pas hulumtimit gjashtëmujor, shkencëtarët britanikë konfirmuan se skeleti i gjetur nën vendin e parkimit në qytetin Leiçester, i takon monarkut kundërthënës britanik, Riçardit të Tretë. Në skeletin e gjetur ka pasur gjurmë të goditjeve mbi kafkë dhe shenja të qarta se personi ka pësuar në luftë. Misteri lidhur me vdekjen e këtij sundimtari është i vjetër 500 vjet, ndërsa vendi i banesës së tij të fundit, gjithmonë i ka intriguar arkeologët. Tashmë ai është zgjidhur përfundimisht.

"Zonja dhe zotërinj, konstatimi akademik i Universitetit në Lejçester, padyshim konfirmon se skeleti i gjetur në shtator të vitit të kaluar i takon mbretit anglez, Riçardit të Tretë", tha Riçard Barkli, arkeolog.

Arkeologët sqaruan se në mbetjet kanë gjetur dhjetë plagë, tetë në kafkë dhe dy në trup. Për të konfirmuar identitetin e Riçardit, shkencëtarët kanë marrë mostra të ADN-së prej një personi nga Londra i cili konsiderohet si pasardhësi i 17-të i monarkut. Mostrat janë përputhur. Riçardi i Tretë, i cili ka drejtuar Anglinë prej vitit 1438 deri në viti 1485, deri sot mbetet personalitet kundërthënës në historinë e Britanisë. Për disa ka qenë hero, për të tjerët kriminel i cili ka vrarë nipat e tij për t'u ngjitur në fron. Është vrarë nga trashëgimtari i tij, Henri Tudor në vitin 1485. Shënimet thonë se ai është varrosur nga priftërinjtë lokalë në kishën e tyre rreth 100 kilometra në veri të Londrës. Kisha ka qenë e mbyllur dhe shkatërruar nga mbreti Henri i Tetë në vitin 1538 dhe vendi i saj është lënë në harresë. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended