Kthimi i mandateve të opozitës, hap serioz drejtë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu vlerëson analisti Politik Jovo Kokenovski, sipas të cilit, nëse opozita do të ishte serioze një hap të tillë duhej ta ndërmerrte menjëherë pas ngjarjeve të 24 dhjetorit, si kulm i presioneve ndaj Qeverisë për të shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
"Jemi të mësuar që opozita shumë herë atë që do ta thotë të mos e realizojë. Pse e them këtë? Supozoj se pas kësaj ndoshta do të dinamizohet procesi i bisedimeve dhe ndoshta prej krejt asaj nuk do të ketë asgjë, megjithatë në rast se i dorëzojnë mandatet më parë, atëherë partitë në pushtet do të vihen në një pozitë të palakueshme, sepse do të duhet më tej në bazë të rregullores dhe procedurave ligjore ti kërkojnë kandidatët e radhës nga listat e tyre që të pranojnë mandat deputeti. Deri në atë moment kur nuk shteren listat ne do të kemi një situatë status quo. Në atë moment kur do të shteren listat atëherë parlamenti mbetet pa një numër serioz të deputetëve dhe deshën apo nuk deshën do të duhet të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare", tha Jovo Kekenovski, analist politik.
Edhe përkundër kësaj kryeministri Gruevski shprehet i prerë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Gruevski porosit Cërvenkovski që të mos e ushqej me gënjeshtra elektoratin e vetë.
"Branko dhe të afërmit e tij spekulojnë se kinse do të ketë zgjedhje të parakohshme në qershor apo në shtatorë apo në tetor, spekulojnë. Por nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë zgjedhje të rregullta lokale. Pse Branko po gënjen sërish. Pse i gënjen njerëzit e tu, pse vazhdon ta shkatërrosh partinë dhe ta dëmtosh shtetin. Pse i gënjen dhe maltreton anëtarët e tu, dhe atë vetëm për një qëllim sepse mendon se do ët fitosh kohë dhe se opinioni nuk do ët flas për kongresin majit të LSDM-së", deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ndryshe deputetët e opozitës që nga 24 dhjetori bojkotojnë punën e kuvendit, dhe për këtë përballen me masa ndëshkuese, gjegjësisht marrin vetëm 1/3 e pagës mujore. Bedri Rexhallari