Rënia e prodhimit industrial

  • 9 years ago
Prodhimi industrial tani 16 muaj me radhë po shënon rënie. Për vetëm një vit është regjistruar rënie prej 6.6 për qind të prodhimit industrial në vend. Ndërsa për katër vitet e fundit, rënia arin në 15 për qind.

"Rënia e prodhimit industrial është rezultat i ndikimit të krizës në Bashkimin Evropian që është partneri jonë më i madh tregtar dhe që bartet tek ne. Parashikimet e Bankës Popullore duhet të jenë reale, edhe pse me siguri nuk mund të thuhet se çfarë do të ndodhë, sepse edhe ekonomistët më të mëdhenj dolën me parashikime të ndryshme kështu që vetë realitetit befasonte me efektet e veta. Pra deri në momentin kur ekonomia evropiane nuk del nga kriza, ne nuk mund të presim se do të përmirësohet ekonomia jonë", deklaroi Shenaj Hadzhimustafa, Profesor universitar.

Ndërkohë, Banka Popullore dhe Qeveria, këtë vit, presin sinjale pozitive në industri, për shkak të objekteve të reja të hapura.

"Kemi ndjekur lëvizjet ekonomike fillimisht në ekonomin botërore pastaj në ekonominë në euro zonë dhe në fund në vendet me të cilët ne si Maqedoni kemi shkëmbim tregtar më të madh siç janë Gjermania, Italia, Greqia, Britania dhe Bullgaria dhe në bazë të këtyre lëvizjeve ekonomike ne kemi bërë edhe projeksioni për vitin 2013. Një prej lëvizjeve kyçe që do të ndikoj në rritjen e bruto prodhimit vendor për vitin 2013 do të jetë realizimi i investimeve kapitale të cilat janë paraparë edhe në buxhetin 2013", deklaroi Valon Sraçini, Ministër i Ekonomisë.

"Rënia e prodhimit industrial ishte vitin e kaluar, por tani ne presim një shenjë pozitive. Rritja mbështetet në ndryshimet strukturore të këtyre objekteve të reja që tashmë kanë hyrë në ekonominë tonë. Impulsi i parë do të vijë prej tyre, kurse tashmë në gjysmën e dytë, kur të këndellet edhe rritja në BE që është partneri ynë më i madh tregtar, kështu që pritet që ajo rritje të bartet edhe tek kompanitë e tjera eksportuese në vendin tonë", tha Dimitar Bogov, Guvernator i Bankës Popillore.

Si argument për rritjen e eksportit, theksohet eksporti i 48 milionë eurove që e realizoi kompania "Xhonson Meti" vetëm në nëntor të vitit të kaluar, kurse për këtë vit paralajmëron aktivitet më të madh.

"Në rritjen e ekonomisë këtë vit do të jenë edhe masat të cilat janë ndërmarr nga ana e qeveris mirëpo edhe nga ana e Bankës Popullore respektivisht këtu bëjmë fjalë për ndihmën që qeveria iu ofron kompanive. Mund të përmendet edhe kredia përmes Bakës Evropiane për investime në vlerë prej 100 milion euro me interes të subvencionuar nga ana e qeveris, gjithashtu edhe masat e Bankës Popullore të cilat në mënyrë direkte do të nxisin zhvillimin e prodhimtarisë e cila është e dedikuar për eksport që njëkohësisht do të thotë edhe uljen e importit", tha Valon Sraçini, Ministër i Ekonomisë.

Mirëpo, një pjesë ekspertëve, biznesmenëve konsiderojnë se Qeveria duhet të orientohet drejtë masave afat-gjata që të kemi një ndikim më të madh ndaj ekonomisë. Përndryshe, Banka Popullore pret që ekonomia të rritet me 2.2 për qind n...

Recommended