Twitter në shënjestër të piratëve kompjuterik

  • 9 years ago
Twitter është bërë shënjestra më e fundit nga sulmet e piratëve kompjuterik. Rreth 250 mijë llogari kanë rënë pre' e vjedhjes së fjalëkalimeve dhe informacioneve të tyre. Sipas të dhënave, besohet se edhe kjo thyerje e privatësisë në rrjetet sociale, i atribuohet piratëve kinezë të informatikës. Në logun e tij, Twitter njoftonte se kishte detektuar 'qasje të pazakontë' në të dhënat e përdoruesve të tij, si dhe një sulm të drejtpërdrejtë kompjuterik, i cili ishte arritur të shmangej në kohë nga administratorët e këtij rrjeti. Megjithatë, kompania pranoi se rreth ¼ e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të saj ishin piratuar. 'Ky sulm nuk është vepër amatorësh, dhe ne nuk besojmë se bëhet fjalë për një incident të rastësishëm dhe të izoluar. Piratët sulmues kanë qenë të sofistikuar, profesional dhe besojmë se edhe organizata dhe kompani të tjera janë sulmuar kohët e fundit' thuhej në një deklaratë nga kompania Twitter. Si masë parandaluese sigurie, Twitter ka arritur të rikthejë fjalëkalimet, dhe në disa raste, për të provuar vërtetësinë e përdoruesve, përmes informacioneve shtesë. Twitter ka pranuar publikisht se ndër-vepron ngushtë edhe me Departamentin amerikan të sigurisë kombëtare. 'Ne ndihmon vazhdimisht në përforcimin e ligjit federal, në përpjekje për të gjetur dhe ndjekur penalisht piratët, për të ofruar një internet më të sigurt për të gjithë përdoruesit' thuhej më tej në deklaratën e Twitter-it. Ky sulm ndaj Twitter-it pason ato ndaj Wall Street Journal dhe New York Times, edhe ato të kryera nga piratët kinezë. Gjyltene RExhallari

Recommended