Tetovë, lumi Shkumbin i vërshuar nga mbeturinat

  • 9 years ago
"Teknikë të bardhë, tekstil dhe kanaçe dhe çmos tjetër gjenden në shtratin e lumit Shkumbin. Ky shtrat nuk është pastruar për një kohë të gjatë dhe si duket as që kanë ndërmend ta pastrojnë për një kohë, sidomos kur kemi parasysh faktin se punëtorët janë në grevë".

Shtrati i lumit Shkumbin ka degraduar deri në pamjen që i ngjan një pazari të shumëllojshëm. Sendet e shumta, dhe mbeturina të çfarëdo përmbajtjeje kanë zaptuar shtratin e këtij lumi, duke e bërë atë një rrezik për zonën e banuar përreth, që nga përmbytjet e mundshme në sezon shirash, nga era dhe sëmundjet e mundshme në sezonin veror etj. Në çdo kohë, një gjendje e tillë mund të përbëjë një bombë me sahat për banorët për rreth. Fajin për këtë situatë, nuk e ka drejtpërdrejtë ndërmarrja publike Tetova, por vetë banorët e pandërgjegjshëm të cilët preferojnë ti hedhin mbeturinat në lum se sa në grumbujt me mbeturina të krijuar, që nga nisja e grevës së punonjësve komunalë.

"Unë jam me dyqan përballë, shtrati për shtat vite është pastruar më pak nja tre katër herë, ama disa shumë hedhin, prej tërë shtëpive hedhin mbeturina sende, dhe, derisa nuk kishte këtu kanalizim tërë shtëpitë rreth lumit lëshonin kanalizimin dhe erë të keqe mbante. Verës po të vini është më keq krejt baltë mban erë të keqe".

"Na pengon shumë kjo, duhet të pastrohet ama kush ta pastrojë këtë, edhe qytetarët janë fajtor po s'kanë ku i çojnë mbeturinat, është gabim i madh t'i hedhin mbeturinat në lum, tani edhe punëtorët nuk i paguajnë katër muaj pa rroga janë dhe kjo është edhe arsyeja që nuk vijnë edhe ti pastrojnë".

"S'kemi popull që del të alarmojë, nuk ekziston ashtu popull te ne, duhet më i zëshëm te jetë populli".

Kohë më parë, Komuna e Tetovës ndërmori një aksion për rregullimin e shtratit të lumit. Aksioni u krye në disa pjesë, por jo në total. Pikërisht në këto ujëra, në të cilat niveli i papastërtisë dhe i sendeve të hedhura është i lartë, gjatë stinës së verat lahen edhe fëmijë. Bashkim Sulejmani

Recommended