Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
11-vjeçari me inicialet E.Gj, i cili u plagos në oborrin e shkollës 9 vjecare "Muharrem Cela" në fshatin Kukur të Gramshit teksa po priste dru, ka rrëfyer për A1 Report se mësuesit i dërgonin për dru çdo ditë.

Gjatë dëshmisë së dhënë gazetarit tonë nga spitali Ushtarak, ku i mituri gjendet që prej ditës së djeshe, 11 vjeçari u shpreh se mësuesit i kanë urdhëruar të dalin për dru në shpatin e malit pranë shkollës në mënyrë që të sigurojnë ngrohjen në shkollë. Jo vetëm kaq por pasi i mbledhin, nxënësit duhet edhe t'i presin me sëpatë drutë.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended