Erëzat orientale, por edhe aroma e kanellës, çokollatës dhe vaniljes ende ndihen nëpër disa rrugë të qytetit francez Lion. Profesionistët më të mëdhenj të gastronomisë botërore, po shpalosin këto ditë aftësitë e tyre në një konkursin e gatimeve, në garë për të fituar edhe çmimin prestigjioz të kuzhinierëve "Boku d'or". Ngjarja u ndoq nga rreth dy mijë vizitorë, dhe në të morën pjesë 24 ekipe gjellëbërësish nga Evropa, Azia dhe Amerika e Jugut.
"Kjo garë ishte një arritje kulminante për çdo kuzhinier. Besoj se nuk ka kuzhinier në botë, që nuk do të donte të mos garonte për një çmim të tillë".
Ndonëse i dëshiruar nga të gjithë, çmimi kryesor shkoi në duart e ekipit francez. Adam Benet, gjellëbërës nga Britania e Madhe.
Në vendin e dytë u renditën danezët, ndërsa vendin e tretë e fitoi ekipi nga Japonia.
"Jam shumë i lumtur. Besoj se mund të isha edhe më i mirë, por edhe kaq, mjafton për të treguar aftësitë e kuzhinierëve japonezë", tha Masanori Sakashita, gjellëbërës nga Japonia.
"Vlerësohen shijet e ndryshme, balancimi i tyre dhe padyshim, kreativiteti i pjesëmarrësve. Sivjet kishte shumëllojshmëri", tha Rasmus Kofed, anëtar i jurisë.
Gara e kuzhinierëve u mbajt për të 14-tën herë. Tradita e saj daton që nga vitin 1987. Petar Bllazhevski
Comments