Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Përveç dorëheqjes Arben Llabënishtës nga funksioni i deputetit, kandidatët e tjerë shqiptarë për kryetarë komunash, tani për tani nuk mendojnë të japin dorëheqjen nga postet e tyre. Kjo, të paktën deri në konfirmimin e kandidaturave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Deputeti i PDSH-së Ziadin Sela deklaroi sot për Alsat M, se BDI-ja dhe PDSH-ja nuk janë të njëjta, dhe nuk mundet që BDI-ja të përcaktojë hapat politik të PDSH-së.

"Tani jemi para zgjedhjeve lokale dhe është populli ai i cili në mënyrë plebishitare duhet të vendos, a duhet të vazhdojë Ziadin Sela në politikë apo jo. Shembullin të cilin e morri dje kundër-kandidati im tanimë, nuk i është dashur kujt këtë një vit e gjysmë sa ka qenë deputet, këtë e ka treguar edhe rezultati i punës së tij. Kur jemi te dorëheqjet, mirë është që të japë dorëheqje Ali Ahmeti, të largohet prej skenës politike, sepse prej 2008 i premtoi popullit se do e qojë në NATO dhe në BE", tha Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.

Bashkë-partiaku i Selës, deputeti tjetër Bekim Fazliu komentoi shkurt se vendimi për fatin e mandatit të tij si deputet do të diskutohet në parti vetëm pas zyrtarizimit të kandidaturave. Edhe Izet Zeqiri nga RDK-ja e Osmanit komentoi shkurt për Alsat M se kandidatura e tij për Komunën e Tetovës akoma nuk është zyrtarizuar, dhe për këtë shkak, në parti nuk është arritur asnjë vendim në lidhje me vazhdimin ose jo të mandatit të deputetit. Ndërkohë, gazeta 'Zhurnal Plus' përmes një letër të hapur, ka reaguar ndaj sjelljes dhe ofendimeve që sipas tyre Ziadin Sela i ka drejtuar gazetarëve të kësaj gazete. Si shenjë proteste, ata paralajmërojnë bojkot të plotë ndaj kandidatit të PDSH-së për kryetar të Komunës së Strugës. Beniamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended