Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ndonëse të dhënat e publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik flasin se gjatë javës së kaluar është evidentuar diku 50 për qind e të sëmurëve gjatë gjithë sezonit, situata në terren ende nuk duket alarmante. Në poliklinikat e Bitpazarit dhe Çairit që vizitoi sot kamera e televizionit Alsat-M, nuk kishte rrëmujë të madhe pacientësh të ardhur me simptoma gripi. Mjekët që punojnë atje shprehen se situata është normale për këtë periudhë të vitit.

"Kemi numër të rritur pacientësh që ankohen me simptome në rrugët e frymëmarrjes. Numri është më i madh, krahasuar me javën e kaluar. Ankohen për dhimbje në fyt, fyt të skuqur, gëlltitje të vështirësuar, temperaturë të lartë e cila shpeshherë mund të ngjitet deri në shkallët më të larta, dhimbje në muskuj dhe plogështi e përgjithshme", tha Hristina Leskarovska, mjeke në poliklinikën e "Bit Pazarit".

"Për fat të mirë mund të themi që sivjet nuk kemi ndonjë frekuencë ose numër të rritur të pacientëve me grip, ose simptomatologji të ngjashme, të cilat të gjitha sëmundjet që japin simptomatologji të ngjashme si ftohjet që janë, gripet ose sëmundjet të tjera bakteriale të cilat mundtë lidhen në këtë sezon, duke u nisur nga fakti se edhe temperaturat atmosferike janë jo tipike për zezonën ne duhet ët jemi shumë të kënaqur që numri është në një përqindje normale, që ka qenë çdoherë", tha Sedat Lumani, mjek amë nga poliklinika 'Çair'.
Qytetarët që kishin ardhur në poliklinika, në të shumtën e rasteve ankoheshin nga kolla. Ata prisnin për kontroll për veten si dhe fëmijët e tyre. Shumë prej tyre thonë se po e luftojnë gripin duke konsumuar ushqime të shëndetshme.

"Kemi ardhur, për shkak se po kollitet, po kollitet shumë, është sëmundje e rëndë".

"Gripe, virusa, tani dimër ka sa të duash, sidomos fëmijët, por edhe të mëdhenjtë".

"Konsumojmë mjaft fruta e perime, kështu që është mirë, do t'ia dalim, po luftojmë! Vetëm se nuk e di se sa dijeni kanë njerëzit me këtë problematikë, dhe nëse kanë kushte dhe para për ta luftuar gripin".

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, prej fillimit të këtij sezoni deri tani janë paraqitur 3474 persona me simptoma gripi. Epidemiologët sqarojnë se këto shifra, janë larg shpalljes së epidemisë për shkak se për të ndodhur kjo, numri duhet të rritet dukshëm, pra më i lartë se shifra mesatare e të sëmurëve. Sa për krahasim, vitin e kaluar pati 9 mijë raste të paraqiturish me simptoma gripit, ndërsa në vitin 2009, kur edhe u shpall pandemia, kjo shifër u regjistrua në 56 mijë raste. Bojana Simonovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended