Liria e shtypit, Shqipëria zbret 6 vende në krahasim me 2012

  • 9 years ago
TIRANE - Raporti i fundit i "Reporterëve pa Kufij" (Reporters Sans Frontières), rendit Shqipërine në vendin e 102-të në botë për lirinë e shtypit, duke konstatuar rënie me 6 vende krahasuar me një vit me parë. Në raportin e saj për Indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2013, Kosova radhitet në vendin e 86. Prej vendeve të rajonit, Maqedonia është e 116-ta, Mali i Zi i 113-ta, Serbia e 63-ta e cila në krahasim me vitin 2012 ka fituar 17 pikë. Ndërsa Kroacia është e 64-ta me 4 pikë më shumë në krahasim me vitin e kalua.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended