EKSKLUZIVE/ Armët, pamjet e anijes me shqiptarë në Jemen

  • 9 years ago
SHQIPTARJA.COM sjell FOTOT EKSKLUZIVE të momentit të ndalimit të anijes 'EOS', në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan rreth 180 tonë armatime dhe eksploziv. Fotot paraqesin anijen EOS, në momentin që i është afruar portit në Jemen, ku autoritetet vendase kanë kryer kontroll dhe kanë gjetur sasinë e madhe të armatimit e eksplozivit. Fotot e tjera tregojnë dhe bisedat mes autoriteteve portuale të Jemenit, me anëtarët e ekuipazhit të anijes 3 prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht kapiteni, Arif Bakillari, oficeri i parë Mihal Cangonji dhe kryemekaniku Nezir Shahaj, ndërsa pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit janë dy indianë dhe një grek.

Anija e ngarkuar me municion dhe armë ishte nisur nga Greqia, është ndaluar në Durrës dhe më pas në Mal të Zi është ngarkuar me sasinë e armatimit të kontraktuar. Destinacioni përfundimtar ishte porti Um Kasrit në Irak ndërkohë që u kap në portin Al Mukallës, në bregdetin e Jemenit pasi akuzohet për trafik armësh.

Këto janë foto që tregojnë sasinë e madhe të armatimit, saktësisht 179 ton armatime dhe eksploziv, momentin e shoqërimit drejt institucioneve përkatëse në Jemen, pas ndalimit të tyre.

Recommended