TIRANE - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi Alexander Arvizu zhvilloi sot paradite një mëngjes pune me përfaqësues të aleancës KuqeZi.
Pas takimit ambasadori tha se takimi ishte në vazhdimësi të bisedave që ka zhvilluar më parë dhe ishte diskutuar për zgjedhjet parlamentare dhe përfshirjen e AK-së në garën elektorale. Një temë diskutimi mjaft e rëndësishme dhe që SHBA po e ndjek me shumë vëmendje janë deklaratat nacionale për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe rolin që luajnë në rajon këto deklarata.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments