Venecia, filloi karnavali tradicional i maskave

  • 9 years ago
Me një program të pasur dhe llojllojshmëri të spektakleve interesante këtë fundjavë në qytetin italian Venecia u hap karnavali tradicional i Venecias. Tema e manifestimit të sivjetshëm është "Jetë në ngjyra". Gjatë karnavalit disaditësh pritet që qytetin ta vizatojnë disa mijëra turistë vendorë dhe të huaj, ndërsa atraksione kryesore të ngjarjes do të jenë parakalimet e gondolave dhe koncertet e shumta.

"Është fantastike. Hahet dhe pihet nga ora dhjetë e mëngjesit, e deri në orët e vona të mbrëmje. Tërë kohës jemi kështu të veshur dhe mbajmë maska. Askush nuk mund të na dallojë, ndaj mund të argëtohemi ashtu siç duam", tha Mikele Kazuçi, pjesëmarrës.

"Mirë është të jesh këtu. Ky është një qytet tejet atraktiv. Shëtitja pranë gondolave dhe ndjekja e këtij karnavali paraqet kënaqësi të vërtetë", u shpreh Martin Ballads, turist nga Austria.

Karnavali në Venecia është në mesin e spektakleve më të vjetra në botë. Tradita e mbajtjes së maskave në fytyrë ka filluar që në shekullin 18-të, nga fisnikët të cilët kanë fshehur identitetin kur kanë votuar në mbledhjet e Këshillit të qytetit. Në këtë qytet maska të mbështjella me shirit prej pambuku janë mbajtur edhe gjatë epidemisë së madhe të murtajës, ndërsa ato sot janë detaj i pashmangshëm i secilit manifestim të madh argëtues në këtë qytet italian. Karnavali i Venecias përfundon më 12 shkurt. Petar Bllazhevski

Recommended