Çfarë është virusi H3N2?

  • 9 years ago
H3N2 është një virus që shkakton gripin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë tre tipa të gripit të zakonshëm A, B, C. Tipi i gripit A ka disa nëntipa të tjera dhe kombinime të viruseve. Disa nga nëntipat janë A(H1N1), A(H3N2), të cilat po qarkullojnë edhe te njerëzit në të gjithë botën. Tipi C i gripit është më pak i zakonshëm se A dhe B. Për këtë arsye në vaksinën e gripit sezonal përfshihet mbrojtja për tipin A dhe B.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended