TIRANE - Trupi i pajetë i Shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura u pre sot në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, pranë kolegut të tij komisar Adem Tahiraj.
Të dy gjetën vdekjen në krye të detyrës në luftën kundër krimit. Shokët i dhanë lamturimën e fundit duke shtënë në ajër 3 herë me breshëri automatiku, në shenjë respekti dhe përulje për detyrën e tij ndërsa familjarët hodhën lule dhe derdhën lot.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments