Shumica prej nesh nuk kanë qenë të lindur kur australiani, Herbet Hilbrik ka shkruar një letër dhe të mbyllur në shishe e ka hedhur në oqean. Vendi prej të cilit është dërguar porosia nuk është i njohur, ndërsa për ardhjen e saj deri te bregu, dallgëve dhe erës, u janë nevojitur disa dekada. Pas 76 viteve të tëra, shishja mbërriti në bregun e Zelandës së Re. Atë para disa ditëve e ka gjetur një kalimtar i rasti i cili po shëtiste në plazhin e afërt.
"Kushedi se ku ka udhëtuar kjo porosi. Me siguri kurrë nuk do të mësojmë se sa herë e ka rrotulluar gjithë botën, apo jo", tha Xhof Flut, gjetës i shishes.
Xhof menjëherë e ka hapur shishen dhe e ka lexuar letrën. Në të ka një vizatim të një anije dhe disa fjalë: "Nga deti. Gjetësi i kësaj porosie me mirësi ta dorëzojë në adresën e poshtëshënuar" -- Herbert Hillbrik, rr. Riçmond nr.72, Australia Perëndimore. Më së poshtë është shkruar edhe data e dërgimit, 17 mars 1936. Xhof së pari ka tentuar ta gjejë Hillbrikun në adresën e lartpërmendur, por ka mësuar se ai ka ndërruar jetë që në vitin 1940. Më pas, ka arritur të vendosë kontakt me njërin prej nipërve të tij i cili po ashtu jeton në Australinë Perëndimore.
"Do të thotë se kjo ka lundruar nëpër oqeane 76 vite të tëra dhe në fund të arrijë në Zelandën e Re. Kushedi se çfarë ka kaluar ...? A thua çfarë porosie ka dashur të më transmetojë gjyshi im...? Kurrë nuk arrita ta njoh, ndërsa kjo është gjëja e vetme nga ai", u shpreh Peter Hillbrik, nip i Herbertit.
Mediat australiane njoftojnë se Peter Hillbrik e ka mbajtur porosinë e gjyshit të tij, ndërsa shishen ia ka dhuruar muzeut detar në Zelandën e Re. Petar Bllazhevski
Comments