Projekt ligji për qeverinë hyri në procedurë parlamentare
  • 9 years ago
Projekt ligji për plotësimin e ligjit për qeverinë e Maqedonisë me të cilin parashihet që pas mandatit kryeministri të ketë 6 turpëroje hyri në procedurë parlamentare. Propozuesi këtij projekt ligji tha se me do të forcohet lufta kundër korrupsionit. Deri më tani çështja e sigurisë së ish kryeministrave ka qenë e rregulluar në bazë të rregullores së MPB-së, dhe kjo nga ana e Aleksandër Nikollovskit u cilësua si zbrazëtirë ligjore.

"Një nga shkaqet se pse e propozojmë këtë ligj është përforcimi i luftës kundër korrupsionit, duke pas parasysh se prioritet i kësaj qeveria dhe shpresojmë edhe i qeverive që do të vijnë pas kësaj qeverie, do të jetë lufta kundër korrupsionit, dhe kjo është një betejë që është afatgjate dhe ata të cilët një të prekur ndonjëherë tentojnë grushtin ta japin pasi që të mbaroj mandati i qeverisë apo i kryetarit të qeverisë, ashtu që propozojmë që gjatë periudhës kur kryetari i qeverisë e ka kryera atë funksion të ketë sigurim personal", tha Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Propozimi i këtillë i deputetëve të mazhorancës ka shkaktuar revolt tek opozita të cilët pyesin se nga çka frikësohet Gruevski?

"T'ju them sinqerisht unë jam 7 vjet deputet dhe diçka të këtillë nuk kam mundur të pres, kjo është jashtë çdo standardi normal evropian e botëror. Prej çka në fakt frikësohet kryeministri, vërtet nuk e kam të qartë. Në rast se është ai njeriu ndaj të cilit qytetarët e RM-së kanë besimin më të madh, gëzon imazhin më të madh, në rast se anketat flasin se është politikani më i dashur në RM, atëherë unë vërtet nuk kuptoj se pse Kryeministri ka nevojë për sigurim pas mbarimit të mandatit të tij. Përgjigjen e vërtet rreth kësaj çështje duhet ta jep Gruevski", tha Goran Misovski, PRSD.

Propozim ligji në fjalë do ti mundësojnë kryeministrit që edhe pas pushimit të postit, krahas shoferit dhe makinës zyrtare, të ketë të drejtën edhe të gjashtë personave për sigurinë e tij personale. Bedri Rexhallari
Recommended