Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
SHBA - Në Washington qindra veta vendosën kurora me lule tek Monumenti i Martin Luther King në National Mall, në nderim të rolit dhe kontributit të tij për të drejtat civile të afrikano - amerikanëve.

Në vitin 1986, ditëlindja e tij u shpall ditë federale pushimi nga Presidenti George H.W.Bush, e cila festohet në të hënën e tretë të çdo janari, që do të thotë se këtë vit i bie të jetë 21 janari. Në këtë ditë në mbarë Shtetet e Bashkuara, shumë amerikanë marrin pjesë në shërbime publike dhe bëjnë punë vullnetare në komunitetet e tyre për të nderuar udhëheqësin e të drejtave civile.

Category

📺
TV
Comments

Recommended