Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Një numër shumë i madh forcash policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes të lapidarit në nderimt të dëshmorëve të UÇPMB-së, të vendosur para godinës së administratës së Preshëves që nga nëntori i vitit të kaluar.

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të Xhandarmerisë kanë mbërritur në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator ka shkulur dhe tërhequr lapidarin nga vendi i vendosur. Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim ende të paditur.

Në aktin e heqjes së lapidarit kanë marrë pjesë edhe komandanti i Xhandarmërisë, Bratislav Dikic, kryeshefi i policisë së Vranjës si dhe komandanti i stacionit policor të Preshevës, Avdi Bajrami.

Category

📺
TV
Comments

Recommended