21 janari, Sequi: Vetëm me drejtësi të pavarur shkoni në BE

  • 9 years ago
TIRANE-Ndërkombëtarët nuk heshtin për zvarritjen tej limiteve të lejueshme të zbardhjes së ngjarjes së dy viteve më parë përbabllë selisë së kryeministrisë, ku demonstrues të pafajshëm humbën jetën përballë armëve të shtetit. Vetëm pak ditë përpara dy vjetorit të ngjarjeve tragjike të 21 Janarit ku mbetën të vrarë nga plumbat e Gardës 4 persona gjatë protestës së opozitës përballë godinës së qeverisë kanë reaguar fort ndërkombëtarët. Pas deklatarës së djeshme të Ambasadës Amerikane në Shqipëri dhe Ambasadorit të OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth, sot dhe deklarata e ambasadorit të BE-së Ettore Sequi kërkon drejtësi për këtë ngjarje.

Recommended