Gjirokastër - Tepelenë, bllokohet nga dherat, mjetet 4 orë në radhë

  • 9 years ago
GJIROKASTËR - Moti mjaft i keq me reshje intensive shiu gjatë dy ditëve të fundit kanë krijuar rrëshqitje dherash në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Dherat kanë rënë nga ora 01:00 dhe kanë vazhduar deri mëngjesin e sotëm (18 janar). Tre kanë qenë zonat ku bllokimet detyruan automjetet që vinin në të dy krahët, të qëndronin me orë të tëra në pritje për t'u zhbllokuar rruga, si pasojë e vërshimit të dherave, nga lartësitë. Është dashur ndërhyrja e një fadrome të vetme të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, që të normalizonte sadopak lëvizjen në të dy anët e rrugës pas katër orëve kur radha e mjeteve në pritje për të kaluar, shkonte deri në 6 km. (ad.ti/shqiptarja.com)
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended