Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Flamuri gjigant dhe logoja e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë që mbështollën ambasadën shqiptare në Shkup, prej sot janë pronë e 'Muzeut të Lirisë' në Shkup. Dhurata e tillë iu bë me rastin e përkujtimit të 17 janarit, ditës së vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me këtë dhuratë ambasadori Arben Çejku falënderoi shqiptarët e Maqedonisë për përfshirjen e tyre në kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë. Drejtori i Muzeut, Baki Halimi falënderoi ambasadorin për dhuratën duke bërë thirrje tek të gjithë organizatat dhe individët, që t'i dhurojnë Muzeut artefakte me vlera kombëtare nga periudha e Lidhjes së Prizrenit e deri tek konflikti i 2001.

"Unë kam ardhur këtu në emër të ambasadës së Shqipërisë për t'i dhuruar 'Muzeut të lirisë' flamurin kombëtar dhe logon e 100 vjetorit të pavarësisë e cila u vendos më 2 nëntor në ambientet e ambasadës pra e mbështolli ambasadën ... dhe sot në nderim të atij që ngriti flamurin tonë kombëtar në vitin 1443 më 28 nëntor në nderim të Skënderbeut ne e sjellim pikërisht në muzeun e lirisë' në Shkup për të përkujtuar kryetrimin tonë si dhe si një shenjë falënderimi dhe nderimi për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë të cilët u bashkuan në festën e 100 vjetorit të pavarësisë", deklaroi Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Shkup.

"Kam një ndjesi të veçantë me këtë rast për arsye se për të parën herë i dorëzohen vlera të këtilla kombëtare 'Muzeut të lirisë' që është një nismë shumë e mbarë dhe frytdhënëse me të cilën duhet të vazhdohet jo vetëm nga organizata por edhe nga individ të cilët posedojnë apo zotërojnë vlera të rëndësishme kombëtare edhe relikte dhe vlera tjera respektivisht artefakte tjera", tha Baki Halimi, drejtor i muzeut. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended