"21 Janari", mbyllet procesi i provave më 30 janar konkluzionet

  • 9 years ago
TIRANE - Pas rreth dy vitesh "21 janari" po shkon drejt fundit, duke mbyllur një nga dosjet më të përfolura të drejtësisë. Në seancën e sotme u shfaqën pamjet filmike të ekspertimit të rrobave të viktimës Ziver Veizi.
Palët në proces ranë dakort duke mos patur pretendime dhe prova shtesë për të paraqitur në seancën gjyqësore por pranuan që seanca e radhës të jetë ajo e paraqitjes së konkluzioneve, e cila do të zhvillohet më 30 janar.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended