Rezoluta çame, Ksera: Konsulta me minoritarët për votën time

  • 9 years ago
TIRANE - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera zhvilloi një intervistë në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në televizionin A1Report, me moderator Ilir Babaramon.
Vend të veçantë në intervistën me ministrin Ksera, zuri edhe Rezoluta Çame. Pyetjes së gazetarit Babaramo se s'i do të jetë qëndrimi i ministrit mbi këtë Rezolutë, Ksera iu përgjigj me dy qëndrime kontradiktore. Fillimisht Ministri i Punës tha se duke qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, do të bëjë ashtu siç do të vendosë grupi. Por në vijimësi të bisedës në studion e emisionit "5 Pyetjet nga Babaramo", Ksera rrëzoi versionin e parë të deklaratës së tij kur tha se do të zhvillojë mbledhje të hapura me zgjedhësit e tij për të marrë mendimin e tyre.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended