Shqipja në NTP, Nikollov i përgjigjet SIMO-s

  • 9 years ago
Edhe Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) është interesuar për mos-implementimin e dygjuhësisë nga NPT Shkup pas sensibilizimit të fundit që bëri TV ALSAT M. Më datë 9 janar i ka drejtuar një letër me shkrim drejtorit të kësaj ndërmarrje në të cilën ka kërkuar që të ndërmerren masa e nevojshme konform ligjeve dhe kushtetutës së RM-së për implementimin e dygjuhësisë.

"Nëse e njëjta nuk përmirësohet, Sekretariati do të ndërmarr masa tjera juridike me qëllim të respektimit të ligjit", thuhet në letrën e firmosur nga sekretari shtetëror Ejup Halimi.

Ndërkohë përgjigja e drejtorit të NPT Shkup Misho Nikollov deri tek Sekretariati për implementimin e MO-s të cilën e siguroi Alsat M ka arritur sot. Në të mes jeras thuhet se: "Ndërmarrja në periudhën e kaluar ka respektuar obligimet e saj ligjore sa i përket dy gjuhësisë. Sa i përket problemit konkret për dygjuhësinë në autobusët Ju njoftojmë se në rrjedhë e sipër janë ndryshime të softuerit që do ti përshtaten me çka informacionet në autobusë krahas shkrimit cirilik do të shkruhen edhe në gjuhën që e përdorin së paku 20 për qind e banorëve të qytetit të Shkupit. Presim që ndryshimet e softuerit të kryhen brenda këtij muaji dhe më së voni deri në mars të 2013 të ndryshojnë tabelat elektronike të autobusëve me çka shumë shpejt do ta plotësojmë obligimin tonë ligjor", shkruan në përgjigjen e tij drejtuar Sekretariatit për implementimin e MO --së, drejtori I NTP Shkup, Misho Nikollov.

Ndryshe Sekretariati për implementimin e MO-së edhe më herët I është drejtuar qytetit të Shkupit për të kërkuar informatë për implementimin e dy gjuhësisë nga institucionet që janë nën ingerencë të qytetit të Shkupit. Kjo ka ndodhë më datë 23 maj të vitit të kaluar ndërsa përgjigja nga qyteti I Shkupit ka arritur më datë 14 qershor ku përveç numërimit të institucioneve që duhet plotësuar këtë obligim ligjor, nuk ekziston përgjigje koncize ku implementohet dhe ku nuk është duke u imlementuar gjuha shqipe nga drejtuesit e këtyre institucioneve . Përkujtojmë se çdo zyrtar apo drejtues i institucionit ka përgjegjësi penale për mosrespektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Neni 138 i Kushtetutës, paragrafi i dytë:

Nëse vepra e paragrafit 1 kryhet nga personi me detyrë zyrtare, ai do të dënohet me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet. Alsat-M