Opozita vazhdon protestat, bllokon udhëkryqet

  • 9 years ago
Opozita vazhdon protestat. Sot qindra qytetarë për rreth 30 minuta rresht bllokuan në Shkup udhëkryqin në mes bulevardit 'Partizanski' dhe 'Ruzveltova'. Protesta në formë të marsheve dhe parlamentit qytetarë do të vazhdoj edhe në qytetet tjera të vendit dhe atë siç shprehen nga opozita deri në arritjen e qëllimit të tyre përfundimtar, kthimin e legjitimitetit të institucioneve të vendit, që sipas tyre u shkel rëndë më 24 dhjetor kur nga Kuvendi me dhunë u nxorën deputetët e opozitës dhe gazetarët. Nga opozita gjithashtu shprehen se janë të gatshëm për bisedime, por se tani hapin duhet ta bëjë pushteti. Ndërkohë që paralajmërojnë se në rast se pushteti vazhdon të injoroj veprimet e opozitës dhe hynë në një skenarë për organizimin e zgjedhjeve lokale jo-legjitime, pa pjesëmarrjen e opozitës maqedonase, athëte të gjitha pasojat negative, shumë serioze dhe të thella për shtetin do ti bartë vetë pushteti.

"Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë kushtetutën, ligjet dhe ti përfaqësojmë interesat e qytetarëve, jashtë institucioneve, me të vetmin qëllim, që në zgjedhje të parakohshme të lira dhe demokratike të mundësohet kthimi i legjitimitetit të shkelur nga ana e regjimit. Si deputet, si të zgjedhur të popullit jemi të parët në këtë rezistencë, sot jemi këtu, nesër në ndonjë vend tjetër. Ditëve të fundit rezistenca të cilën e shkaktoi pushteti me shkatërrimin dhe shkeljen e institucioneve do të vazhdoj. Ne nga kërkesa jonë për kthimin e legjitimitetit të institucioneve, për kthimin e plotë të demokracisë nuk do të ndalemi", deklaroi Igor Ivanovski, LSDM.

Ndërkohë sa i përket kthimit të mandateve, Ivanovski theksoi se për opozitën do të ishte e pranueshme që të gjithë deputetët t'ia kthejnë mandatet popullit, dhe në zgjedhje të lira dhe demokratike qytetarët të vendosin se kujt do ti japin mandatin dhe legjitimitetin.

"Personi Trajko Veljanoski nuk mund të bëj asgjë, sepse ai njëherit e shkeli në mënyrë brutale bashkë me urdhëruesit e tij Kushtetutën dhe ligjet. Trajko Veljanoski as na i ka dhënë e as që mund të na i merr mandatet. Në rast se pushteti dëshiron, ne themi të shkojmë në zgjedhje dhe t'ia kthejmë të gjitha mandatet popullit dhe populli të vendos se kujt do ti jep legjitimitet, legalitet dhe mandat të vërtetë", tha Igor Ivanovski, LSDM.

Ndërkohë, deputetëve opozitarë të cilët bojkotojnë punën e Kuvendit dhe trupave tjerë kuvendorë, ka filluar t'ju arrijnë vendimet për shkurtimin e pagave. Bedri Rexhallari

Recommended