MAT- Shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura i cili pasditen e djeshme u plagos gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve, nga momenti në momenti pritet të dërgohet në Foggia të Italisë për mjekim më të specializuar. Ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi sot rreth orës 13: 50 minuta se ka një vendim qeveria për shpëtimin e jetës së shefit të krimeve, dhe transportimi i tij drejt Italisë do të bëhet me avion sanitar. (ad.ti/shqiptarja.com)