Treni përplas 70 vjeçarin, makinisti: U vetëhodh

  • 9 years ago
Një kalimtar gjeti vdekjen pasi u përplas nga treni i linjës Tiranë- Durrës, pranë zonës së Yrshekut në Tiranë. Viktima për momentin ende nuk është identifikuar por mendohet se është i moshës 70 vjeç. Nga të dhënat e para mendohet se kemi të bëjmë me një vetëhedhje në mënyrë të vullnetshme.

Policia ndaloi makinistin dhe nis hetimet për të zbardhur ngjarjen. Ky i fundit deklaroi se 70 vjeçari i kishte dalë para vetë trenit. I moshuari është viktima e dyte brenda pak ditësh e një aksidenti hekurudhor. Vetëm pak ditë më parë një 21 vjeçare humbi jetën pasi automjeti në të cilën udhëtonte së bashku me të vëdhanë u përplas nga treni.

Recommended