Gruevski i tha JO Cërvenkovskit! Në zgjedhjet lokale, nuk ka edhe zgjedhje parlamentare Kryeministri, njëkohësisht kreu i VMRO DPMNE-së vulosi sërish sot, qëndrimin e djheshëm të partisë së tij, duke i ofruar Cërvenkovskit, vetëm dorën për rikthim në kuvend, vendin e vetëm ku duhet të ketë dialog për zgjidhjen e problemeve.
"Të ulemi të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje për të gjitha problemet, por përmes dialogut dhe jo me rrahje, jo me grushte dhe jo me thyerje gotash.... Jo me shkuljen e mikrofonave, por ashtu siç i ka hije çdo vendi demokratik me bisedime me dialog me pranimin e ideve me të mira, të kthehen në kuvend dhe gjithsesi të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, të mos iu shmangemi zgjedhjeve lokale. Unë e thash se ky tentim që po bën Branko Cërvenkovski, është tentim i tij personal për largim, për shmangie të dështimit në zgjedhjet lokale, dështim jo i LSDM-së por dështim i tij personal pas të cilave, nuk do të dijë më se çfarë të bëjë, ndaj në këtë lojë e futi edhe LSDM-në por fatkeqësisht edhe mbarë shtetin", deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë LSDM-ja opozitare thotë se vetëm zgjedhjet parlamentare janë shansi për zgjidhjen e situatës. Sipas saj, me ngjarjet para dhe gjatë 24 dhjetorit, qeveria e varrosi debatin institucional politik, shkeli kushtetutën, ligjet, rregulloren, procedurat dhe praktikisht e pezulloi demokracinë parlamentar.
"Do të ishte naive që të shtiremi se pushteti, i cili keqpërdorë në këtë mënyrë institucionet mundet apo dëshiron të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.... Sepse, kjo do të nënkuptonte legjitimitet të sjelljes së pushtetit, ndërsa të gjithë ata që do të marrin pjesë në ato zgjedhje, do të bëheshin pjesëmarrës në shkeljen e demokracisë. Për këtë shkak, që të shmanget thellimi i mëtejmë i krizës, zgjidhje e vetme është që të kthehet legjitimiteti i humbur i institucioneve. Kjo nuk mund të arrihet vetëm me zgjedhjet lokale, por përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edhe njëherë dëshirojmë të theksojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë vetëm kërkesë e opozitës, por domosdoshmëri e imponuar nga kriza politike, si dhe zgjidhje e vetme e këtij ngërçi politik".
Gruevski nga ana tjetër, shprehet në të tijën, se mbetet i përkushtuar për garantimin e zgjedhjeve të lira, në pajtim me standardet ndërkombëtare.
"VMRO-DPMNE angazhohet për zbatimin e zgjedhjeve të rregullta lokale. Ato janë obligim ynë, ato janë obligim ligjor dhe ajo që qytetarët presin. Ne do të jemi të përkushtuar në tërësi siç kemi qenë edhe në të kaluarën që të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike, ku qytetarët me vullnet të lirë, do të përcaktohen për kryetar komune të cilit u besojnë më shumë", deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE-ja përshëndesin edhe deklaratën e ambasadës amerikane por edhe të faktorëve të tjerë ndërkombëtar për një monitorim të zgjedhjeve lokale. Gruevski tha se mund të vijë gjithë OSBE-ja për të monitoruar nga afër kutitë...
Comments