Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Partitë në pushtet dhe opozitë duhet të punojnë dhe të përpiqen që të tejkalohet situata e krijuar, me qëllim që opozita sa më shpejtë të kthehet në Kuvend, ka theksuar ambasadori amerikan në Shkup Poll Uolers, gjatë vizitës së tij në Berovë. Sipas tij, Kuvendi është vendi ku duhet të debatohen çështjet e hapura, dhe se bojkotimi i këtij institucioni nuk është i dobishëm për asnjë parti politike.

"Nuk mendojmë se bojkoti nga cila do parti është i dobishëm. Këtë e themi tanimë me vite, kurdo që ka pasur bojkot edhe nga parti tjera, se nuk është taktikë e dobishme. Partitë duhet të punojnë që të gjejnë mënyrë për të tejkaluar këtë situatë", tha Pol Uolers, ambasador i SHBA-së në Maqedoni. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended