Opozita protesta para RTVM dhe TV Sitel

  • 9 years ago
24 dhjetori është dita e shkeljes së demokracisë në vend por njëherit edhe dita kur lindi rezistenca, është dita që shënon fillimin dhe fundin e këtij regjimi, kështu u shpreh lideri i opozitës Branko Cërvenkovski në marshin e sotëm të rezistencës para televizioneve Sitel dhe servisit shtetëror televiziv ku morën pjesë mijëra qytetarë. Cërvenkovski para të pranishmëve tha se regjimi i Gruevskit sikurse çdo regjim tjetër totalitarë, jo demokrat, diktatorial, bazohet në dy shtylla, në frikë dhe në gënjeshtra. Derisa populli është i frikësuar dhe jeton me frikë, gjithnjë derisa të vërtetës nuk i lejohet që të del në dritë, atëherë regjimi edhe diktatura mbijetojnë. Por në momentin kur frika do të fitohet nga guximi i popullit, në të njëjtin moment kur e vërteta do ta fitoj gënjeshtrën, ai regjim veçmë është i mposhtur, andaj edhe marshi i sotëm i opozitës filloi para TV Sitel dhe mbaroi para RTVM-së.

"Marshin tonë të sotëm e filluam para njërës dhe ja po e mbarojmë para një larje të madhe të trurit të qytetarëve. Që të dyja fabrika të mëdha të gënjeshtrave dhe manipulimeve, që të dyja shtëpitë pa nder dhe etikë profesionale. Dhe çka është më tragjikja që të dyja jetojnë dhe mbijetojnë dhe financohen nga të hollat tona, nga të hollat e qytetarëve. Ajo e para Sitel me mjete të mëdha buxhetore të dhëna nga kjo qeveri për reklama të pakuptimta qeveritare. Kjo e dyta MRTV-ja edhe më direkt përmes xhepave tonë, përmes pagimit të taksës radio-difuzive. Populli, qytetarët paguajnë, a për çka që të jenë të gënjyer dhe manipuluar. Të mbeten të pa informuar, kjo është krim dhe për këtë dikush do ët përgjigjet, ju premtoj", tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

"Të gjithë ne si asnjëherë më parë na injorohet hapësira mediale që të mund të themi, të luftojmë, dhe të diskutojmë. Duelet ën RM me ardhjen e këtij pushteti i takojnë së kaluarës. Jo vetëm duele, debate për problemet nuk ekzistojnë. Ne nuk kemi debat serioz në Maqedoni për cilindo qoftë problem. Qoftë për ekonomi, për histori apo për gjendjen aktuale politike. Ne kemi vetëm mikrofona pas të cilëve qëndrojnë mediat e shurdhura dhe çdo mbrëmje i përsërisin gënjeshtrat e njëjta", u shpreh Lubço Georgievski, kryetar i VMRO-Popullores.

Ndërkohë, sipas Cërvenkovskit zgjidhja e vetme për këtë krizë të rëndë politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku qytetarët në zgjedhje të lira dhe demokratike do të vendosin siç u shpreh a se janë për Maqedoni nën regjimin e Gruevskit apo për Maqedoni të lirë, demokratike Maqedoni me prosperitet, për një Maqedoni me ardhmëri. Kjo u shpreh më tej Cërvenkovski nuk është betejë e një partie politike, nuk është betejë as e një koalicioni, nuk është betejë për pushtet por një betejë e një populli të tërë kundër një regjimi diktatorial. Betejë e një populli për liri, për demokraci për ardhmërinë e shtetit të tyre.

"Nuk kemi ne shumë kërkesa, kemi një të vetmen, zgjedhje të parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike, prej nesër do të shihet ...

Recommended