Kultura italiane, Veneziani: Shqiptarët të marrin më të mirën

  • 9 years ago
Unë shpresoj që të rinjtë dhe shqiptarët në përgjithësi të marrin nga kultura kontemporane italiane atë çka është më pozitive. Kështu është shprehur për televizionin A1Report drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Fulvia Veneziani.

E pyetur nga gazetari Indrit Maraku se sa ka arritur të depërtojë kultura italiane gjatë këtyre viteve të tranzicionit dhe të influencojë kulturën shqiptare, Veneziani shprehet:

"Sa shumë, nuk e përcaktoj dot. Do të më vinte keq që kultura italiane, përmes televizionit, të jepte shembullin e gjuhës së ashpër apo trajtimit si mall të trupit të gruas, të teminave që vezullojnë por që mbrapa nuk kanë asgjë. Do më pëlqente që puna që bëjmë këtu të shërbejë si shkëmbim informacioni dhe kulturash"

Recommended