TIRANE - Ka marrë fund pas 10 orësh situata tensionuese mes 12 familjeve në lagjen e 21 Dhjetorit, të cilët prej 22 vitesh banonin në godinën e njohur si ish-çerdhja nr 36 dhe pronarëve të saj. Zyra e Përmbarimit ka ndërhyrë në 10 familje duke nxjerrë jashtë tyre orenditë, por edhe duke shembur muret rrethuese. Ndërsa për orë të tëra dy familje bënë rezistencë me pretendimin se janë në proces legalizimi. Por vetëm në orën 18:30 u arrit një marrëveshje mes pronarëve dhe banorëve në këto shtëpi, e cila u firmos në prezencë të Përmbarimit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments