BDI-ja shqyrton kandidaturat

  • 9 years ago
Kryesia e BDI në mbledhjen e sotme do të shqyrtoj anketat e realizuara brenda anëtarësisë gjatë muajit dhjetor por nuk do të vendos për kandidaturat e mundshme për zgjedhjet lokale të marsit. Ajo pritet të ndodh deri më 10 janar siç kanë paralajmëruar nga partia e Ahmetit. Sipas burimeve brenda kësaj partie rezultatet janë të ngjashme me ato që i publikoi Alsat-M. Dilemat më të mëdha vazhdojnë të mbesin me krerët aktual të disa komunave të cilët kanë ambicie për kandidim të sërishëm për këtë post, në veçanti kreu i Strugës, Dibrës, Çairit, Sarajit e Studeniçanit. Në bazë të anketave në Strugë edhe pse paraprin kreu aktual Ramiz Merko, përkrahje të përafërt me të gëzon edhe deputeti aktual Arben Llabunishta. Azis Polozhani i cili përflitej si kandidat i mundshëm ka rezultuar me përkrahjen më të vogël gjegjësisht vetëm 1 për qind. Në Dibër mbështetje më të madhe në bazë të anketës ka myftiu aktual i kësaj komune Ruzhdi Lata por kandidatura e tij mund të paraqes problem për shkak se ai nuk është anëtar i BDI.Vështirësi paraqiten edhe në komunat Tetovë dhe Gostivar. Teuta Arifi në bazë të rezultateve të anketës gëzon më shumë përkrahje se sa Fatmir Besimi dhe Hazbi Lika, e gjithë kjo falë përkrahjes së madhe që gëzon e njëjta tek votuesit maqedonas në Tetovë. Madje mbi 70 % e maqedonasve kanë deklaruar se do ta kishin votuar Teuta Arifin në rrethin e dytë. Problem për partin e Ahmetit paraqitet edhe në Gostivar pasi në bazë të anketave kryetari aktual i Gostivarit Rufi Osmaai gëzon mbështetje të madhe të elektoratit. Kandidatura të sigurta mund të jenë kandidatura e Fatmir Dearit për komunën e Kërçovës dhe Sadulla Duraku në komunën e Likovës. Sa i përket qyteti të Shkupit BDI pritet të garoj me zëvendësministrin e arsimit Safet Neziri I cili për kundër kandidat nga PDSH ka deputetin Bekim Fazliu. Në Çair Izet Mexhiti sipas gjitha gjasave do të garoj për mandatin e tij të tretë edhe pse sipas anketave edhe Bujar Osmani ka ambicie për të qenë kandidat pasi anketat janë të favorshme edhe për atë. Në Saraj lideri I BDI-së Ahmeti do të duhet të vendos mes kreut aktual Bekim Murati, zëdhënësit të qeveris Muhamet Hoxha dhe Afrim Huseini zëvendësdrejtor i kadastrës. Në Studeniçan, Faiti Iseni edhe pse qëndron dobët me anketa kundrejt kandidatit të opozitës, atij të PDSH-së, Azem Sadiku, si duket mund të jetë zgjidhja e sërishme e Ahmetit. Ndërsa në Haraçinë BDI si duket nuk do të dal me kandidat, por do të përkrah kandidaturën e pavarur të kryetarit aktual Basri Bajrami. Gyltene Rexhallari

Recommended