Bursat e nxënësve rriten për 500 denarë

  • 9 years ago
Rriten për 500 denarë të gjitha kategoritë e bursave për nxënësit e shkollave të mesme shfrytëzues të bursave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Këtë e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgiev, sipas të cilit ky vendim është një prej masave që merr Qeveria për përmirësimin e kushteve në arsim dhe stimulimin e të rinjve për të marrë pjesë aktive në procesin arsimor.

"Qeveria ka vendosur të rriten bursat mujore për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme për vitin akademik 2012/2013, mesatarisht për 25 për qind, apo për 500 denarë për të gjitha pesë kategoritë . Pas heqjes së participimit për shkollimin e mesëm, dhe pas sigurimit të transportit falas për nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme, Qeveria ka rritur edhe numrin e bursave për nxënësit që vijojnë mësimin në shkollat e mesme, dhe këtë vit akademik 2012/2013 numri i nxënësve që marrin bursa ishte rritur për 10 për qind, ndërsa tani me rritjen prej 25 për qind të shumës së bursave jepet përkrahje plotësuese për nxënësit", deklaroi Aleksandar Gjorgiev, zëdhënës i Qeverisë. Alsat-M

Recommended