Njerëzit me mbipeshë jetojnë më gjatë

  • 9 years ago
Me nisjen e vitit të ri shumë persona mund të kenë marrë vullnetin për t'u dobësuar për shkak të kilogramëve të tepërt, por një studim surprizë tregon se të jesh i shëndetshëm do të thotë se do të jetosh më gjatë. Raportin e revistës mjekësore amerikane 'JAMA', e transmeton gazeta 'Shekulli'. Në këtë studim janë marrë parasysh 100 studime të kaluara që përfshijnë 2.9 milionë njerëz dhe 270 mijë vdekje në botë. Si përfundim del se njerëzit e shëndoshë kishin 6 për qind më pak mundësi për të vdekur para-kohe gjatë kohës së studimit ndërsa obezët mesatarisht 5 për qind. Kjo nuk është hera e parë që kërkuesit sugjerojnë që njerëzit mbipeshë kanë përfitime. Një konkluzion i tillë doli edhe në vitin 2005. Pse ndodhë kjo? Sipas studiumit, njerëzit me peshë mbi normalen kanë kujdes shëndetësore më të mirë për shkak se ata i shfaqin simptomat e sëmundjeve më shpejt se të tjerët dhe bëjnë kontrolle më të shpeshta nisur nga sëmundjen e lidhur me mbipeshën. Përmirësimi i mjekimit për presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit që janë të lidhur me mbipeshën kanë ndikuar gjithashtu në përfundimet e këtij studimi. Gjithashtu studimi tregon se personat e peshë mbi normalen kanë më shumë shanse për të mbijetuar gjatë një emergjence. Gjithsesi përfundimet janë të komplikuara për shkak të sasisë së mbipeshës që ka secili person. Alsat-M

Recommended