Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në Karnavalin e Vevçanit, gjegjësisht për maskat që do të shfaqen gjatë mbajtjes së tij prej datës 12 deri më 14 janar të këtij viti, nuk mund të përzihet askush, qofshin ato edhe institucione shtetërore. Kështu shprehet, kryetari i Komunës së Vevçanit, Pero Ilievski i pyetur nga ALSAT-M nëse organizatorët kanë marrë ndonjë masë që mos të ndodhin fyerje dhe ofendime ndajë besimtarëve myslimanë dhe librit të shenjtë Kuranit siç ndodhi vitin e kaluar.

"Në Karnevalin e Vevçanit nuk mund të përzihet as kryetari i komunës e as ndonjë institucion tjetër por mendoj se banorët e Vevçanit janë shumë të mençur d.m.th nga e kaluara nuk duhet të kërkohen vetëm gjërat negative por duhet të nxjerren edhe gjërat pozitive dhe mendojë se do të mbisundojë mençuria e banorëve të Vevçanit", deklaroi Pero Ilievski, kryetar i Komunës së Vevçanit.

Maskotën fyese të viti të kaluar e cilësoni si të mençur?

"Nuk mund të komentojë këtë pasi atë e dijnë vetë pjesmarrësit e karnevalit që kanë bërë atë maskë që shfaqën dhe mendojë se ata në mënyrë adekuate shprehën një keqardhje përderisa kanë qenë të keqkuptuar", u përgjigj Pero Ilievski, kryetar i Komunës së Vevçanit.

Kujtojmë se pikërisht gjatë karnevalit të vitit të kaluar në Vevçan u fyen rëndë ndjenjat e besimtarëve mysliman dhe me këtë rastë u organizuan protesta nga Myftinia e Strugës të cilat u përkrahën edhe nga kreu i Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Menjëherë pas karnavalit të vitit të kaluar në Vevçan, ku u fyen rëndë myslimanët u mblodh dhe Komiteti për Marrëdhënie Ndërfetare. Ai erdhi në përfundim se për t'u përmbyllur tensionet, ato duhet të marrin epilog institucional. Por tani pas një viti kur pritet të mbahet festivali i radhës i Vevçanit, askush nuk është përgjigjur për fyerjet ndërsa kryetari i kësaj komune, Pero Ilievski nuk premton se fyerjet e njëjta nuk do të përsëriten. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended