Fier, 2 persona vjedhin argjendarinë, plagosin me tytën e armës pronarin.flv

  • 9 years ago
Një argjendari është vjedhur në qendër të qytetit të Fierit rreth orës 18:00 të pasditës së sotme.

Sipas të dhënave të korrespondentit të A1 Report në Fier Kristaq Thano dy persona kanë grabitur me dhunë një sasi të konsiderueshme floriri, ndërkohë që janë hasur me kundërshtimin e pronarit Vladimir Zotaj, i cili është përleshur me hajdutët. Këta të fundit në zënkë e sipër e kanë qëlluar me tytën e automatikut në fytyrë.

Zotaj është dërguar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Dy grabitësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me makinën tip "Fiat" dhe më pas e kanë djegur mjetin tek stacioni i trenit të qytetit.

Sipas policisë kjo argjendari është hera e tretë që grabitet brenda pak kohësh, ndërkohë që forcat blu të Fierit po punojnë për identifikimin e autorëve pas dëshmisë dhe përshkrimit që pronari i argjendarisë ka dhënë për grabitësit.

Recommended