Lejet e qarkullimit, MPB-ja nuk mban premtimin. Shtyhet aplikimi i gjuhës shqipe

  • 9 years ago
Anulohet zbatimi i dhënies së librezave të veturave në dy gjuhë, e cila duhej të fillonte nga 1 janari. 'Arsyet janë teknike, - shprehet ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska. Me këtë veprim, MPB-ja shkelë Ligjin për vetura dhe rregulloren e re në të cilën u përfshi edhe dy-gjuhësia në librezat e veturave. Nga ky dikaster pati premtuar se do të bënte të gjitha përgatitjet e nevojshme që zbatimi të fillonte më 1 janar, ndërsa tani, thotë se kjo gjë do të ndodh së shpejti, pa dhënë afat konkret.

"Po, ishte e paralajmëruar, megjithatë për shkak të problemeve teknike më konkretisht për shkak të procedurës për furnizim publik e cila mendoj se do të përfundoj shumë shpejt, për momentin akoma nuk është filluar implementimi. Megjithatë, është gjetur partneri i cili duhet ta implementojë librezën e re të veturave, kështu që unë pres që në një periudhë shumë të shkurt të fillojë edhe dhënia e librezave të veturave të reja. Ajo do të jetë në bazë të formularëve të rinj dhe me kërkesë të qytetarëve. Ata do të vendosin çfarë libreze dëshirojnë të kenë. Me rëndësi është që kemi gjetur partnerin, kështu që në periudhën që vjen besoj se shumë shpejt do të fillojnë implementimi", deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Sensibilizimi prej një kohe të gjatë i televizionit Alsat-M vuri në lëvizje këtë çështje që përfundimisht Ministria e Brendshme dhe ajo e Ekonomisë të kuptonin nevojën për harmonizimin e rregullores që librezat e automjeteve të jepen edhe në gjuhën shqipe. Ligji për automjete u mundëson qytetarëve që librezat e veturave t'i marrin në dy gjuhë. Gjyltene Rexhallari

Recommended