Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qytetarët e lagjes Autokomandë duke filluar nga dita e djeshme, kanë ngrohje 24 orëshe me çmim më të lirë për 15 deri 20 për qind. Kjo vjen pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë për ndryshim dhe plotësim të licencës për kryerjen e veprimtarisë energjetike "Furnizim me energji për ngrohje" të SHA ELEM, me të cilën lagjja Autokomandë do të furnizohet nga ELEM në vend se nga Toplifikacija.


"Është bërë përçues i ngrohjes prej 2 kilometrash, për të cilin SHA ELEM ka investuar 1 milion e 700 mijë euro. Ky investim është bërë me kërkesë të vetë qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale të Gazi Babes në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit. SHA ELEM përveç 2.170 amvisëritë dhe 72 objektet publike që janë ngrohur në Maxhari, Triangla, Hipodrom, Hekuranë dhe një pjesë të Autokomandës, me investimin e ri do ti bashkëngjiten edhe 1.854 familje në 70 njësi banesore si dhe çerdhe, shkolla, salla sportive dhe objekte afariste", deklaroi Dejan Boshkovski, Drejtor Gjeneral i SHA ELEM.


"Dua ta shpreh kënaqësinë e qytetarëve të Autokomandës, unë personalisht jetoj në këtë lagje dhe si qytetar i Autokomandës dhe si kryetar i Qytetit të Shkupit, tashmë një kohë të gjatë nga bashkësia urbane e Autokomandës kemi kërkuar të kyçemi për ngrohje në ELEM Energjetikë, për shkak se këtu është më lirë dhe më stabil, do të thotë nuk ka ndërprerje të ngrohjes dhe do të kemi ngrohje gjatë 24 orëve", tha Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Edhe qytetarët shprehen mjaft të kënaqur nga kjo zgjidhje, pasi Ngrohtorja nga e cila kanë shfrytëzuar më herët energji për ngrohje nuk i ka furnizuar me ngrohje 24 orë.

"Unë jam i kënaqur, këtu jetoj, gjatë gjithë natës mbrëmë ishte nxehtë. Ndërsa deri sa ishte ngrohtorja ngrinim, edhe rrymë lëshonim, edhe ngrohje. Tërë verën paguajmë avanc, kam diku rreth 63 metra katror, ndërsa paguaj 4000 denarë".

"I falënderojmë që na kyçën, të ngrohemi edhe ne pensionerët pak. Përndryshe, ndërtesë ruse, është e ftohtë, armaturë, ciment".
Nga ELEM thonë se problemet teknike që lajmërohen gjatë kyçjes së qytetarëve në sistemin e ri të ngrohjes do të mënjanohen me kohë. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended