Jankulloska: Viti i Ri u prit qetë dhe pa incidente më të mëdha

  • 9 years ago
Nata e Vitit të Ri ka kaluar në atmosferë të qetë me përjashtim të disa incidenteve të vogla. Kështu shprehet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska . Sipas saj ky trend është pozitiv nëse krahasohet me vitet e kaluara. Vetëm në Shkup numri i fatkeqësive që kanë përfunduar me vdekje është ulur për 50 për qind . Ndërsa bilanci nga nata e mbrëmshme nga aksidentet rrugore është 2 viktima, një në Shkup dhe një 17 vjeçare në Prilep.

"Festimi i vitit të ri kaloi në atmosferë të qetë dhe në bazë të informatave që mblodhëm në mëngjes, kështu ka kaluar pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë me përjashtim të disa incidenteve të vogla që janë regjistruar në disa qytete... Megjithatë gjatë natës ndodhën 8 aksidente rrugore, prej të cilave 6 janë me dëmtime ndërsa 2 me lëndime trupore. Sot në mëngjes në ora 7 në Shkup ndodhi një aksident me pasojë vdekjen, ndërsa gjatë natës, kishte një aksident me viktimë në Prilep", tha Gordana Jankullovska ministre e brendshme.

Edhe nga klinika për toksikologji vlerësojnë se nata e mbrëmshme kaloi në atmosferë të qetë për shkak se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë është më i vogël nga vitet e kaluara. Në këtë klinikë u paraqitën 42 të helmuar nga alkooli, kryesisht të rinj.

"Në natën e ndërrimit të mot moteve në klinikën për toksikologji, janë kontrolluar 42 pacientë prej të cilëve 29 janë helmuar me alkool. Prej tyre 18 meshkuj dhe 11 femra. Pacientët më të rinj janë një femër 15 vjeçare dhe një mashkull 14 vjeçar", tha Andon Çibishev drejtor i klinikës për toksikologji.

Edhe në klinikën për urgjencë, kishin kërkuar ndihmë rreth 70 pacientë, kryesisht me lëndime nga fishekzjarrët dhe kapsollat plasëse, rrahjet dhe aksidentet rrugore. Gjyltene Rexhallari

Recommended