Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ministria e Drejtësisë i dha bekimin Dhomës së Vlerësuesve, duke u hapur rrugën edhe fillimit të veprimtarisë së vlerësuesve të Maqedonisë. Në krye të kësaj dhome, është caktuar Nadica Mlladenovska Krçkovsa. Dhoma e vlerësuesve do të veprojë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

"Qeveria e vlerësoi si të nevojshme të nxirret ligji me të cilin në tërësi të rregullohet materia për kryerjen e vlerësimit dhe të sigurohet e drejta kushtetuese për vërtetimin e vlerës tregtare të cështjes në vlerësim në rast të ekspropiacionit si dhe në rast të përcaktimit të vlerës së kapitalit të shoqatave, në të gjitha rastet kur bëhet ndryshim i vlerës dhe strukturës së kapitalit, në procedurat e falimentimit, gjatë financimit dhe kreditimit dhe të gjitha rastet e tjera të parapara me ligj", u shpreh Blerim Bexheti, ministër i Drejtësisë.

Jeta Hani nga Struga është vlerësuese në fushën e makinerisë që kohë më parë fitoi dhe licencën. Ajo thotë se formimi i Dhomës së vlerësuesve do të ndihmojë dhe ndikojë pozitivisht në punën e vlersuesve.

"Realisht ajo çka unë jam është tu përgjigjem kërkesave të klientëve, në bazë të nevojave të tyre tu përgjigjem nevojave tyre për shkak se sot e tutje gjërat do të funksionojnë përmes kompanive të licencuara jo përmes për shembull personave te veçantë por si persona juridikë duhet të funksionojë dhe kështu që për shembull firma të ndryshme nëse duan të dinë vlerën reale ose të diçkaje varësisht, tash unë jam për mjete ose dikush për patundshmëri atëherë do të duhet të drejtohet te një person i licencuar me qëllim që ajo të pranohet ligjërisht", tha Jeta Hani, vlerësuese.

Ndërkohë, më 1 dhjetor dhjetëra vlerësues u pajisën me certifikatë për vlerësim. Certifikatat i ndau ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, pas trajnimit të tyre. Pikërisht, kusht që vlerësuesit të kryejnë profesionin e tyre, përveç trajnimit dhe provimeve, ishte edhe regjistrimi i tyre si Shoqatë për vlerësim apo si persona juridik. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended