Prej 7 vitesh me radhë kjo Qeveri po e mbyt demokracinë. Për ta nuk ekziston as Kushtetutë e as Ligj. Kështu u shpreh lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski gjatë protestës para zyrave qendrore të VMRO-DPMNE-së në Shkup. Sipas Cërvenkovskit, asnjë njeri në Maqedoni nuk mund të punësohet, të fitojë të drejtën e ndihmës sociale, subvencione pa pasur librezë anëtarësie të VMRO-DPMNE-së. Cërvenkovski nuk mbeti pa përmendur se politika redaktuese e disa mediave krijohet pikërisht në zyrat e VMRO-DPMNE-së, siç e quajti ai, Qendrën për gënjeshtra dhe manipulime.
"Sot jemi tubuar pikërisht para kësaj godine pasi vite me radhë në këtë vend një njeri nuk mund të punësohet në administratë nëse nuk posedon një librezë anëtarësie të VMRO-DPMNE-së, për shkak se nuk mund të zgjidhet as një gjykatës e as prokuror derisa nuk vije këtu, në këtë banesë, të betohet se do të jetë me këtë parti. Protestojmë këtu, pasi nëse je bujk dhe nëse dëshiron të marrësh subvencione ose të fitosh tokë shtetërore për ta punuar, fillimisht do të të kontrollojnë se a je në listat e tyre partiake, po protestojmë pasi më edhe ndihmën sociale nuk e ndajnë nëpër institucionet sociale por nëpër zyrat e tyre partiake", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Ndërkohë, ish kryetari i parlamentit Stojan Andov tha se Cërvenkovski nuk mund të jetë Gadafi i Maqedonisë, pasi sipas tij Gadafit as që i ka rënë ndërmend të ishte ndonjëherë në opozitë.
"Cërvenkovski nuk plotëson kushtet që të jetë Gadafi i Maqedonisë. Në rrugën e Gadafit të Maqedonisë, janë ata që do të arrijnë që në Maqedoni të mbajnë të gjithë pushtetin ashtu siç Gadafi e mbante në Libi, ai i cili nëpërmjet shërbimeve sekrete dhe ushtrinë, tek Gadafi komandonin djemtë e tij, kurse këtu po komandojnë disa kushërinj të tij. Sipas kësaj të gjitha tentimet e propaganduesve të politikave qeveritare dhe të VMRO-DPMNE-së që të shfokusojë opinionin nga ngjarjet në parlament ku edhe u shkel Kushtetuta dhe që të fshihet kjo , po bëhen fushata të tilla", tha Stojan Andov, ish kryetar i kuvendit.
"Kotë e ke Gruevski, populli është këtu dhe nuk mund ta ndalosh atë. Për kotë MPB-ja po i ndalon autobusët, Gordana jepi, Gordana dije, Gordana nuk do të ketë fund! Deri në fund do të shkojmë, nuk ka kthim prapa...Më lejoni të përshëndesim, gazetarët dhe kameramanët, ju jeni këtu të mirëseardhur, kërkojë duartrokitje të madhe për ta, këtu askush nuk do t'ju rrahë, këtu jeni të sigurt. Dëgjojë mbrëmë sqarime pse i dëbuan gazetarët nga parlamenti, që të mos rrëzohej ndonjë kamerë mbi ndonjë kokë të shtrenjtë të ndonjë deputeti të VMRO-DPMNE-së, deri atje shkuan nebulozitetet e tyre", tha Andrej Zhernovski, kryetar i PLD-së.
Ndërkohë, kryetari i partisë 'Dinjiteti' Stojanço Angellov tha se nëse duhet të zgjedhë mes Cërvenkovskit dhe Gruevskit, ai do të preferonte veteranin dhe luftëtarin politik Branko Cërvenkovski pasi sipas tij kur në vitin 1997 u ngritën flamujt shqiptarë në Tetovë dhe Gostivar, Branko nuk ia mbathi për në Amerikë, p...
Comments